Ditë zie, ndërron jetë kryebashkiaku historik
Ish kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov vdiq ditën e sotme (10 dhjetor) në Gjermani si pasojë e një arresti kardiak.
Ai konsiderohej si njeriu i cili ndryshoi rrënjësisht Moskën duke e kthyer atë në qytetin e luksit, pavarësisht se gjatë qeverisjes së tij ai akuzohej për korrupsion.
Luzhkov shërbeu si kryebashkiaku i Moskës nga viti 1992 deri në vitin 2010.
Ai u emërua nga Presidenti i asokohe Boris Yeltins, dhe e shndërroi kryeqytetin rus rrënjësisht.pavarësisht se akuzohej për korrupsion he për shkatërrimin e institucioneve shtetërore.
Bashkëshortja e tij Yelena Baturina konsiderohet si gruaja më e pasur në Rusi sipas revistës Forbes.