Dizajnerët në Itali i bëjnë thirrje industrisë së modës për vëmendje ndaj protestave së njerëzve me ngjyrë
Dizajnerët me ngjyrë të modës në Itali u kanë bërë thirrje firmave Gucci, Prada dhe Dolce & Gabbana të angazhohen për të zhdukur racizmin në industrinë e modës së vendit, duke akuzuar markat se kanë përparësi në gjestet performuese të mbështetjes për lëvizjen Black Lives Matter në SH.B.A. në kurriz të trajtimit të diskriminimit më afër ne shtepi.
Një letër e shkruar nga dizajnerët Stella Jean dhe Edëard Buchanan, me titullin “A #BLM në modën italiane?” u kërkon udhëheqësve italianë të industrisë së modës që të miratojnë një plan investimesh, arsimimi dhe monitorimi, në vend të një qasje raciste e cila në fillim të këtij muaji rezultoi në asnjë markë të modës në pronësi të njerëzve me ngjyrë në javën e modës në Milano.
Shumë nga shtëpitë më të mëdha të modës italiane kanë shënuar histori të paraqitjes së imazheve raciste. Fatkeqësisht, kjo përfshin bluzën e zezë të Gucci, xhingla golliëog të Prada dhe reklamën për pica të Dolce & Gabbana. E megjithatë ka një hezitim për të diskutuar çështjet themelore hapur.