”Djali i një shoferi” që do udhëheq Londrën elitare

Në këtë histori vlen të theksohet se përkushtimi dhe puna vlerësohet pavarësisht paragjykimeve. Fjala është për Kryetarin më të ri të Londrës, ai arriti të triumfojë e historia e tij, tashmë përben si një panoramë e gjerë për të gjithë ata që guxojnë që me përkushtim e me punë të mposhtin paragjykimet e të dalin fitimtarë.

Sadiq Khan, i lindur në Londër por kurrë nuk e harron origjinën e tij. Bashkëshortja e tij është një londineze dhe ata kanë dy vajza. Historia e tij fillon që me rrënjët, ka qenë familjarja ajo që e ka ndihmuar Khan që të ketë suksesin e dëshiruar.

Prindërit e tij u zhvendosën në Londër nga Pakistani në vitin 1960. Babai i Khan u punësua si shofer autobusi dhe ata ishin në gjendje për të përballuar jetesën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllezërit, motrat dhe Khan kanë marrë një edukim fantastik dhe mundësitë për të vazhduar arsimin e lartë ose më tej, u arritën pa pasur nevojë për të marrë borxhe të mëdha. Khan është shprehur se Universitetin e ka fituar në bazë të talentin dhe jo pse nuk kishte aftësi për ta paguar. Edhe vëllai i tij është arsimuar në shkollat më të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Khan si një avokat i të drejtave të njeriut, i mbrojti njerëzit e diskriminuar dhe në fillimet e tij ka ndihmuar 50 persona që t’u punësonin. Ai dikur ka thënë se gjithçka që ka parë, është diskriminim dhe se si ka ndikim në jetën e njerëzve diskriminimi, ai e dinë më mirë. Por nuk është mposhtur se kjo e ka bërë më të vendosur për të luftuar diskriminimin kudo që e sheh. Ligji për të drejtat e njeriut është një nga arritjet e Partisë Laburiste, ku ai bën pjesë.

Në vitin 2005 Khan u zgjodh deputet dhe kjo ishte një nga momentet më madhështore të jetës së tij. Ai është rrëfyer se ka qenë një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e madhe gjithashtu.

Si Ministër për Komunitet, ai ka punuar me njerëzit e të gjitha besimeve, për të promovuar mirëkuptim midis njerëzve dhe të feve të ndryshme, duke përfshirë edhe adresimin e anti-semitizmit dhe islamofobisë.

Si Ministër i Transportit ai u bë myslimani i parë pjesë e Kabinetit. Më i pëlqyeri në Partinë Punëtore në Londër në 2015, përkatësisht në zgjedhjet e Përgjithshme. Kahn shkruan se jeta e tij nuk është e gjitha politika. “Kam shpenzuar sa më shumë kohë që të mundem me familjen time dhe unë jam me fat që vëllezërit dhe motrat e mija ende jetojnë pranë meje në jug të Londrës kështu që unë mund të shoh ata çdo ditë”, ka treguar Khan. Ai është një tifoz i madh i sportit, sidomos futbollit dhe boksit.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?