Djali i Pablo Eskobarit: Babai, lidhje me trafikantët serbë

Botimi në Serbi i librit të djalit të narkotrafikantit më të madh të botës, Pablo Eskobar, ka shtuar zërat për një bashkëpunim të vjetër mes narkotrafikantëve latino-amerikanë dhe atyre serbë.

Teksa në faqen e Juan Eskobar, autor i librit për jetën e babait të tij, u shkruan mesazhe dashamirëse nga shumë serbë.

Kurse vetë Juan, në një intervistë për gazetën serbe “Veçerni Novosti”, thekson se shumë serbë tregojnë ende respekt për familjen e tij. Duke shtuar edhe faktin se ka dëgjuar që në perëndim, kokaina është tregtuar nga klane të fuqishme serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, prej kohësh janë botuar disa volume mbi ekzistencën e klaneve serbe të lidhura me UDB-në që tregtonin drogën në Europën Perëndimore. Një nga këto është edhe ajo e udhëhequr nga Zhelko Razhnatoviç (Arkani). Dhe flitet që më pas, me paratë e drogës u financua edhe lufta në Bosnjë e Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje shërbimi sekret gjerman, bëri të ditur se edhe në vrasjen e Jusuf Gërvallës, ka marrë pjesë një komandant i UDB-së që merrej edhe me trafikimin e drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?