Djali i regjisorit të Hollivudit bëhet xhihadist

 

Djali i një regjisori të Hollivudit është konvertuar nga katolik në mysliman dhe është bërë një luftëtar i Al Kaedas në Siri, raporton Daily Mail.

Lucas Kinney, 26 vjeç, është bërë një figurë kryesore e xhihadistëve- pasi shfaqet në disa video online duke inkurajuar rekrutët të bashkohen me grupin terrorist.

Djali i regjisorit britanik Patrick Kinney, që ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në disa filma me buxhet të madh, i ka habitur të gjithë pasi ka ndjekur një shkollë katolike dhe kur ishte adoleshent fliste për faktin se do bëhej prift.

Nëna e tij, Deborah, që është divorcuar nga Patrick kur Lucas ishte në fillore, thotë se ka frikë se i biri do bëhet kamikaz ose do e vrasin forcat ajrore britanike.

Ajo nuk di të shpjegojë shumë se si u radikalizua i biri.

Sipas saj, ai e la universitetin e Lidsit pasi mbaroi vitin e parë.

Më pas luajti rock me disa grupe derisa përfundoi në Vjenë.

Aty mendohet se u radikalizua.

Nëna e tij e zbuloi vitin e shkuar se ai është bërë luftëtar xhihadist.

SHKARKO APP