“Do të bëhet si në Bruksel”, telefonata alarmon aeroportin e Athinës

Një telefonatë anonime vuri Athinën në gatishmëri pas një alarmi për bombë në aeroportin ndërkombëtar.

Sipas telefonatës së bërë rreth orës 09:35 me orën lokale në aeroportin “Eleftherios Venizelos” është vendosur një pako shpërthyese.

“Të evakuohet aeroporti. Do të bëhet njësoj si në Bruksel. Ky nuk është njoftim i rremë”, u tha gjatë telefonatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia menjëherë nisi kontrollet në aeroport për të verifikuar vërtetësinë e telefonatës, përcjell Shekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky kërcënim vjen një ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin dhe metronë e Brukselit, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?