Do ti dorëzohet drejtësisë? Trump pritet të niset për në New York-ut
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përgatitet që të udhëtojë nga Florida për në qytetin e Nju Jorkut, kjo në mënyrë që t’i dorëzohet drejtësisë. Trump përballet me akuza që rrjedhin nga një hetim për paratë që i janë paguar një “pornostari” përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Trump do të dorëzohet të martën në Zyrën e Prokurorit në Manhattan dhe me gjasë do t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe do të fotografohet përpara paraqitjes së tij para një gjyqtari, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Pritet që ish-presidenti të deklarohet i pafajshëm në këtë proces gjyqësor.
Donald Trump i cili ka bërë të ditur më herët që kërkon të rimarrë presidencën në vitin 2024, është ish-presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza penale.