Dogji në gjumë të dashurin, dënohet me 60 vite burgim 32-vjeçarja
Një grua amerikane është dënuar me 60 vite burgim për shkak të një vepre të tmerrshme. Ajo i hodhi benzinë të dashurit të saj kur ai ishte në gjumë, i vuri flakën dhe i mbylli derën e shtëpisë. Kështu, ai humbi jetën nga flakët.
Michael Gonzales ishte duke fjetur deri vonë pasi kishte festuar ditëlindjen e 24-t, kur partnerja e tij, Gina Virgilio, e cila atëherë ishte 25 vjeçe, e dogji për së gjalli në shtëpinë e tyre në Alaska të Shteteve të Bashkuara.
Virgilia e kishte marrë benzinën në një karburant afër shtëpisë të mbushur në një shishe të madhe. Paratë ia kishte marrë një të panjohuri pasi vetë nuk kishte të holla.
Ajo tregoi në seancë se pasi u kthye në shtëpi, e derdhi benzinën në kolltuk dhe në dysheme. Ajo kishte formuar një vijë benzine deri te dera e shtëpisë dhe më pas ia vuri zjarrin lëndës djegëse.
Kur gruaja kishte vërejtur se i dashuri i saj ishte zgjuar dhe po kërkonte ndihmë për të shpëtuar nga zjarri, ajo e kishte mbyllur derën dhe kishte vrapuar.
Shtatë vjet pas incidentit, gruaja u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 60 vjet burgim efektiv dhe dhjetë vjet burgim me kusht pasi ta ketë mbaruar dënimin efektiv.