Dokumentet e shërbimeve sekrete: Ja kush lufton për IS
Shërbimet sekrete perëndimore kanë në duart e tyre dokumenta që tregojnë se kush po lufton në emër të IS në Siri.
Mes xhihadistëve ka emra të shumë qytetarëve amerikane dhe britanikë që janë rekrutuar nga Shteti Islamik.
Numri i personave të rekrutuar nga IS shkon në 22 mijë.
Shërbimet sekrete kanë gjetur gjithashtu një formular me 23 pyetje që plotësohet nga rekrutët e rinj para se të bëhen pjesë e Is.
Ka qenë ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere që ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentave.
Sipas tij këto dokumenta do të shërbejnë për të identifikuar dhe arrestuar menjëherë pas rikthimit personat që kanë shkuar nga perëndimi për t’u bërë pjesë e IS.
KOHA JONË SONDAZH

