Doli me leukemi kronike, “zbardhet” telefonata e Berlusconit

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, u diagnostikua me leukemi kronike. Ai u shtrua në spital ku ndodhet në terapi intensive, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, sipas mendiave italiane.

Media ”Ansa”, po ashtu ka publikuar dhe një prononcim të shkurtër të dhënë nga Berlusconi për Augusto Minzolinin, redaktorin e ish gazetës së familjes Berlusconi, “Il Giornale”. Në bisedën telefonike Berlusconi ka thënë se situata është e vështirë por ai do ia dalë dhe kësaj here.

“Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Edhe në situata të vështira dhe delikate kam arritur të ngrihem sërish në këmbë”, mësohet të ketë thënë Berlusconi.

SHKARKO APP