Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Domethënia e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas?

Bota E martë, 11 Korrik 2023 09:03
Domethënia e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e quajti një “dritë shprese” marrëveshjen midis Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e pandërprerë të grurit, të nënshkruar më 22 korrik 2022.

Marrëveshja, e cilësuar shpesh si “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, është zgjatur disa herë.Por Rusia pohon se nuk e ka ndërmend ta zgjasë atë më 17 korrik. E kjo do të kishte pasoja në mbarë botën.

Pse është e rëndësishme marrëveshja?

Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë njerëz në botë. Ndërprerja e eksportit të do të dëmtonte më së shumti Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çmimet e ushqimeve janë rritur në veçanti pas fillimit të luftës dhe ende po rriten për shkak të pushtimit rus. Për më tepër, për shkak të bllokadës ruse të Detit të Zi, miliona tonë drithëra ukrainase kanë mbetur në hambarë dhe po ruhen për eksport. Sipas informacioneve nga Bashkimi Evropian, “vazhdimi i dërgesave të grurit ukrainas është i një rëndësie vendimtare për sigurinë ushqimore në mbarë botën”. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për Kievin, pasi që nga marsi 2022, shitjet e drithit kanë sjellë 700 milionë dollarë amerikanë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si funksionon marrëveshja?

Marrëveshja rregullon eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi në Odesa, Chornomorska dhe Pivdeni të kontrolluara nga ukrainasit. Anijet kalojnë përmes korridorit humanitar të dakorduar më parë në drejtim të Stambollit. Në një vend të kontrolluar nga Turqia, anijet vizitohen nga një inspektim i përbërë nga inspektorë rusë, turq, ukrainas dhe inspektorë të Kombeve të Bashkuara. Dy njësi ushtarake të Kombeve të Bashkuara sigurojnë transportin e grurit ukrainas, por ato gjithashtu kanë për detyrë të lehtësojnë eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse.

Mund t'ju interesojë

Sali Berisha shkon në SPAK

Sali Berisha shkon në SPAK

Para 37 minutash
Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Para 50 minutash
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

Para 59 minutash

A është marrëveshja e suksesshme?

Kjo marrëveshje mund të kontribuojë në uljen e çmimeve dhe stabilizimin e tregut. Deri në maj të vitit 2023, përmes këtij korridori u eksportuan 30 milionë tonë drithëra dhe produkte të tjera ushqimore.

Marrëveshja ndihmon veçanërisht vendet e varfra. Rreth 64 për qind e këtij gruri shkon në vendet në zhvillim, ndërsa gjysma e misrit shkon për to, ndërsa gjysma tjetër importohet nga vendet e zhvilluara industrialisht.

Që nga marsi, ka pasur raportime të shpeshta në media sipas të cilave Ukraina eksporton gjithnjë e më pak drithëra – sipas tyre, në maj u eksportuan tre të katërtat më pak sesa në tetor të vitit të kaluar. Kompanitë e transportit ngurrojnë të marrin rrezikun e dërgimit të anijeve në rrugë të pasigurta. Përveç kësaj, kontrollet e rrepta e bëjnë të pamundur biznesin e shpejtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur pakënaqësi së fundmi për moszbatimin e marrëveshjes. “Zvogëlimi i ritmit të inspektimeve do të thotë gjithashtu se më pak anije hyjnë në portet e Ukrainës, më pak largohen prej tyre dhe më pak drithë arrijnë”, tha zëvendëszëdhënësi i tij, Farhan Haq.

Pala ruse ankohet se sanksionet perëndimore pengojnë eksportin e produkteve bujqësore ruse edhe ose këto produkte janë të përjashtuara shprehimisht nga sanksionet. Megjithatë, në vitet e fundit, Rusia ka kufizuar eksportet e saj duke vendosur taksa, dhe herë pas here ka vendosur madje një ndalim të eksportit të drithërave.

Sa i rëndësishëm është Deti i Zi?

Interesat e shumta kryqëzohen në rajonin e Detit të Zi – ato që kanë të bëjnë me detin dhe tokën, gjeostrategjinë dhe ekonominë. Është e vetmja rrugë detare e Ukrainës për eksportin e grurit. Ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve nëpër të cilat kalon i gjithë trafiku i anijeve nga Deti i Zi kontrollohen nga Turqia.

Por këto rrugë janë interesante edhe për vende të tjera që nuk kanë qasje në bregun e Detit të Zi, në veçanti për Kinën. Një pjesë e Rrugës së re të Mëndafshit kalon përmes Detit të Zi, gjë që do të përshpejton qarkullimin e mallrave kineze drejt Evropës.

Po nëse marrëveshja nuk vazhdohet?

Është e paqartë nëse Ukraina do të gjente një mënyrë për të eksportuar të njëjtën sasi drithi pa këtë marrëveshje. Kostoja e lartë e sigurimit për anijet do të ishte një problem shtesë. Anijet që aktualisht zgjedhin rrugën e Detit të Zi për në Ukrainë, duhet të paguajnë mijëra dollarë sigurim.

Pa miratimin rus, kompanitë e transportit do të hezitonin të dërgonin anijet e tyre në zonën e rrezkuar nga lufta. Edhe transportimi i grurit në rrugë tokësore mund të jetë një detyrë e vështirë. Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka eksportuar një sasi të madhe gruri përmes vendeve lindore të Bashkimit Evropian. Por sfidat logjistike ishin të mëdha dhe të shumta. Për shembull, numri i vagonëve në dispozicion ishte shumë i vogël për sasinë e grurit.

Përveç kësaj, vendet lindore të BE që prodhojnë drithëra ankohen se drithi ukrainas po zhvendosë produktet vendore dhe po ulë çmimin atje. Në fillim të qershorit, Bashkimi Evropian reagoi duke kufizuar importet e grurit ukrainas. Siaps këtij vendimi, gruri mund të transportohet përmes Bullgarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, por nuk mund të shitet atje.

Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha se Kombet e Bashkuara kanë për detyrë të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, si dhe të produkteve ushqimore ruse dhe plehrave artificiale. Ai shtoi se është veçanërisht e rëndësishme tani, sepse korrja e re në Rusi dhe Ukrainë sapo ka filluar. Deri tani nuk është dakorduar vazhdimi i marrëveshjes. /DW

Etiketat e lidhura

marrëveshje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 21 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 37 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 38 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 46 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.