Donald Trump, akuza të rënda për aktorin Baldwin: Ndoshta e ka vrarë me qëllim kinematografen
Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë kundër aktorit Alec Baldëin. Ish-Presidenti i SHBA-së ka thënë se vdekja tragjike e Halyna Hutchins në setin e Rust nuk ishte domosdoshmërisht një aksident.
Trump foli për incidentin e Rust dhe rolin e Baldëin në të shoë-in amerikan, ‘Saturday Night Live’. “Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët”, tha Trump. “Ai është i çmendur, i paqënrueshëm. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, e dini, për mendimin tim, ai kishte diçka të bënte me të.”
Baldëin ka thënë se të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe pohoi se atij iu tha se arma e nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se ai mendonte se Baldëin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo.
“Por si mund ta marrësh një armë dhe, pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një armë, ia drejton dikujt që nuk është as në film dhe tërheq këmbëzën, dhe e lë të vdekur?” tha Trump.
Ai shtoi se nëse do t’i jepej një armë, ai fillimisht do ta gjuante në ajër.
“Është e çuditshme”, tha Trump. “Kush do të merrte një armë dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën, dhe ajo ka vdekur?”
Ai vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldëin se “ndoshta ai e ka mbushur atë”.