Donald Trump: Jam personi i dytë më i famshëm në botë!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, mbajti një fjalim në një tubim në Greenville, Karolina e Veriut, ku tha se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai. ‘Dhe në këtë rast, ai është Jezusi’, tha Trump. Presidenti deklaroi se dikush i ka folur kohët e fundit i ka thënë atij se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.

A u shpreh: Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim. Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi.

Aq u desh dhe turmau elektrizua dhe Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “Nuk është as afër”. Edhe pse disa sondazhe tregojnë se paraardhësi i tij, Barack Obama dhe gruaja, Michelle Obama, janë ndër njerëzit më popullorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë Trump pretendon se ai renditet i dyti pas Jezusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?