Donald Trump: Kam raporte të shkëlqyera me gratë

Donald Trump ka mbrojtur marrëdhëniet e tij më gratë, duke i quajtur ato të “shkëlqyera”, por duke u ndalur tek prezantuesja “FOX News”, ai ka refuzuar që t’i kërkojë falje.

Miliarderi, i pakënaqur nga pyetjet e drejtuara prej Megyn Kelly, prezantuese e “Fox..” tha se “asaj po i del gjak nga sytë…po i del gjak ngado”, duke nënkuptuar menstruacionet. Mirëpo, Trump deklaroi për “Abc” të dielën se vetëm një “person i sëmurë” mund të interpretonte fjalët e tij në atë mënyrë.

Trump u shpreh ka marrëdhënie të shkëlqyera me gratë në biznes. “Ato janë fenomenale. Kam shumë femra që janë në pozita udhëheqëse. Ato bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë i paguaj me shifra të mëdha. Ato bëjnë para’ për mua dhe për veten e tyre”, u shpreh Trump.

Në intervistën për “Abc”, Trump deklaroi gjithashtu se ishte keqkuptuar dhe se nuk kishte asgjë kundër prezantueses, por refuzoi që t’i kërkonte falje.

Gjithashtu, ai sulmoi edhe kandidatin tjetër të republikanëve, Jep Bush, i cili po kritikohet pas komenteve që bëri duke thënë se qeveria e SHBA është duke shpenzuar shumë në shëndetin e grave.

“Ajo çfarë tha ai për gratë dhe shëndetin e tyre është qesharake. Unë jam saktësisht e kundërta e asaj”, deklaroi Trump.

SHKARKO APP