Donald Trump kryeson sondazhet: A është koha për panik?

Tom McCarthy, The Guardian

Për të parën herë që prej nisjes së fushatës, republikani Donald Trump ka kryesuar një sondazh përballë demokrates Hillary Clinton. Çfarë do të thotë kjo dhe a duhet të shqetësohen ata që janë përballë Trump?

Qendra e sondazheve “Real Clear Politics” ka publikuar një sondazh ku ka vendosur Clinton përballë Trump duke pyetur amerikanët se kë do të zgjidhinin mes të dyve. Sondazhi tregoi se Trump ishte mbi Clinton me 0,2 përqind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo diferencë mund të jetë e papërfillshme, megjithatë tregon se Trump është në avantazh. Sipas analistëve ndoshta është koha për panik. Unë nuk jam dakord me këtë gjë. Për ata që shqetësohen se Trump mund të zgjidhet president. Ka patur kohë mjaftueshëm për t’u përfshirë nga paniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Panik i vonuar?

Kjo është hera e parë që Trump kryeson sondazhet, mirëpo edhe në të paktën dy raste të tjera ai ka qenë shumë afër kryesimit në sondazhe. Në shtator dhe dhjetor të 2015, Trump ka patur një diferencë shumë të vogël me Clinton, diferencë që u rrit në muajt pasardhës. Dhe kundërshtarët e Trump ndoshta duhet të ishin shqetësuar që atëherë për rritjen e tij në sondazhe.

Atyre iu është dashur shumë kohë të zgjodhen, dhe gjatë kësaj kohe Trump ka fituar mjaftueshëm popullaritet sa për t’u bërë kandidati i vetëm republikan, dhe shumë afër, zyrtari.

Një prej arsyeve pse kundërshtarët e Trump nuk janë kapur nga paniku më herët, ëshët ndoshta për arsye se amerikanët mund të ndryshonin shpejt mendje. Dhe kjo gjë mund të ndodhë sërish pasi janë edhe 6 muaj deri në zgjedhjet presidenciale.

Por ndryshimi i besimit të zgjedhësve tashmë është më i vështirë për t’u fituar, krahasuar me disa muaj më parë.

Duke parë sondazhet e kaluara, 31 shtete janë të “sigurt” pasi sondazhet kanë treguar që në to ka fituar e njëjta parti, kurdoherë. Ndaj beteja do zhvillohet në shtetet e lëkundura. Aty do investohen gjithë burimet dhe energjitë. Arizona, Florida, Karolina e Veriut apo Ohajo, janë disa prej këtyre shteteve.

Zgjedhje në piedestal

Megjithëse sondazhi i RCP nuk është një barometër perfekt politik, mund të ndikojë shumë në mendimet e opinionit publik amerikan.

Mesatarja e pikëve mund të ndikojë për të kuptuar se si duhet luftuar deri në nëntor, por problematika kryesore e këtyre zgjedhjeve është pikërisht kjo: këto zgjedhje nuk mund të parashikohen vetëm në bazë të numrave, pasi siç kanë treguar edhe eksperiencat e mëparshme duhet që këto vota të kandidatëve të kenë një shpërndarje sa më të madhe në gjithë vendin.

Fitorja e demokratëve në shtete me popullatë të mëdhe që përkthehet në një numër më të madh kandidatësh, mund dhe duhet të ndikojë në performancën e tyre elektorale.

Barak Obama për shembull fitoi 68 përqind të votave elektorale, por vetëm 53 përqind të votave popullore.

Clinton nuk i ka punët mirë në Nju Jork, Nju Xheris, Ilinois apo Kaliforni.

Ky është një tjetër problem me sondazhet dhe shpërndarjen e pikëve nga RCP.

Këto sondazhe kanë rezultate të ndryshme pasi bazohen në metodologji të ndryshme për të patur akses në opinionin publik.

Gjithë sondazhet kanë si synim të flasin për një “përfaqësi kombëtare”, por asnjë prej tyre nuk publikon se cilët janë shtetet që përfaqësohen në sondazhe.

Metodologjia kërkimore është gjëja më e rëndësishme në sondazhe dhe e vetmja arsyeja që e bën të besueshëm një sondazh ose jo. Për shembull sondazhi i ABC kishte një marzh gabimi +- 3,5 përqind, duke nxjerrë Trump me 2 përqind avantazh, gjë që do të thotë se Trump mund të jetë 5,5 përqind në avantazh ose 1,5 përqind në disavantazh.

Sondazhet dihet që janë shumë larg të qenit përfekt. Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në votimet e nëntorit, duhet bërë një llogaritje e hartës elektorale, dmografisë dhe më e rëndëishmja nga të gjitha: të dëgjohen shqetësimet e votuesve./ Përgatiti Amarildo Lumani

TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?