Donald Trump në ”luftë” me drejtësinë, djali bën thirrje: Nënshkruani peticionin për të ndaluar persekutimin politik
Djali i madh i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka inkurajuar njerëzit që të nënshkruajnë një peticion për të ndaluar sipas tij, persekutimin politik të Presidentit Trump.
Përmes një mesazhi në faqen e tij në Twitter dhe Truth Social, Trump ka ngarkuar një peticion të Qendrës Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë (ACLJ), i cili ka më shumë se 69,000 nënshkrime.
Sipas tij, ndjekjet politike janë diçka që duhet pritur në “diktaturat e botës së tretë, jo në Amerikë”. Peticioni është në rrugë për të arritur objektivin e 100,000 nënshkrimeve.