Donald Trump: Papa Françesku është “njeri shumë i politizuar”

Kandidati republikan për president, Donald Trump e ka cilësuar Papa Françeskun si “një person shumë të politizuar”. Në një intervistë për Fox Business ditën e enjte, ai tha se Papa po përpiqet për të ndikuar politikën amerikane të imigracionit.
“Unë mendoj se ai nuk i kupton problemet që vendi ynë ka. Unë nuk mendoj se ai e kupton rrezikun e kufirit të hapur që kemi me Meksikën, dhe mendoj se Meksika e ka nxitur atë për të bërë këtë veprim. Meksika dëshiron t’i mbaj kufijtë siç janë, për shkak se ato janë duke fituar para dhe ne jemi duke humbur”, ka thënë Trump.
Biznesmeni ka thënë më herët gjëra jo fort të mira në lidhje me Papën, duke sugjeruar se ai do ta dëshirontë atë si një mysafir të ftuar në emisionin e tij “Celebrity Apprentice”.  Gjithashtu kandidati republikan është ankuar edhe për disa zakone të Papës.

Burimi: CBS News/ Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?