Donald Trump: Përdor rrjetin Twitter sepse nuk i besoj mediave

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili nesër inaugurohet në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur se do të vazhdoj të postoj në rrjetin Twitter për të bërë shpallje zyrtare dhe komente personale, pasi ai nuk u beson mediave për transmetimin e mesazheve të tij.

“Shikoni, mua nuk më pëlqen të postoj në Twitter, sepse kam gjëra të tjera për të bërë”, i tha mbrëmë Trump rrjetit Fox News, dhe ka shtuar se “kam përvojë me media shumë të pandershme, me shtyp shumë të pandershëm, prandaj kjo është mënyra e vetme për mua që të kundërveproj”.

Donald Trump i ka më tepër se 20 milionë mbështetës në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u shprehur për akreditimet e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur theksoi se “ka shumë njerëz që dëshirojnë të jenë brenda, prandaj ne duhet t’i zgjedhim njerëzit”, të cilët do të lejohen të marrin pjesë në konferencat për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?