”Donin të vrisnin 4 mijë njerëz”, Hezbollahu heq akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në të gjithë Libanin.

Ai akuzoi Izraelin se kaloi të gjitha vijat e kuqe dhe se sulmet në mjetet e komunikimit synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht, duke i cliësuar ato një akt terrorist” dhe një masakër. Sipas tij sulmet ishin një akt dhe një shpallje lufte kundër popullit të Libanit dhe sovranitetit të vendit.

“Sulmet me pager kishin për qëllim të vrisnin 4000 njerëz në një moment. Ky ishte qëllimi i armikut dhe kjo është shkalla e kriminalitetit. Si mund ta quajmë këtë lloj veprimi kriminal. A është një operacion i madh? A është gjenocid? A është masakër? Armiku izraelit kishte “kaluar të gjitha vijat e kuqe” dhe kishte shënjestruar shumë nga faqet në Liban në fillim të kësaj jave”, tha ai.

SHKARKO APP