Drama e familjes shqiptare. Trump ”përzë”nënën e 3 fëmijëve
Nëna e 3 fëmijëve Denada Rondo udhëtoi në vitin 2002 në SHBA me anë të një vize studentore dhe nuk e kishte menduar më rikthimin në Shqipëri. Megjithatë, sot ajo gjendet përballë rrezikut për tu detyruar të rikthehet me forcë në atdhe.
Për Denadën makthi ka nisur javën e kaluar kur i ka mbërritur nga autoritetet e emigracionit letra e dëbimit. Në një intervistë të dhënë për mediat amerikane, shqiptarja është shprehur se në SHBA ka gjetur gjithçka që ka ëndërruar në jetë. Bashkëshorti i saj Vironi i cili ka nënshtetësinë amerikane ka mbi 50 të punësuar në restorantin e tij në Connecticut dhe kthimi në Shqipëri për të do të ishte një skenar shkatërrues.
Beteja ligjore e Denadës ka filluar që prej vitit 2007 ku pas mbarimit të studimeve iu kërkua nga autoritetet rikthim në vendlindje. Megjithatë, ajo kishte siguruar qëndrimin në SHBA me shtyrje të përkohshme çdo vit, derisa në 13 Shtator u njoftua se ka 2 muaj kohë për tu larguar dhe nuk do i jepet më shtyrje të lejes së qëndrimit, për shkak se politika e re e Trump për emigracionin është shumë më e rreptë se ajo e Obamës.
Presidenti amerikan e ka bërë deportimin e atyre që nuk kanë lejë të përhershme qëndrimi një nga objektivat kryesorë të qeverisjes së tij. Kjo ka qenë dhe një nga premtimet e fushatës së tij elektorale.
KOHA JONË SONDAZH

