Drejtësia e dënon diktatorin 88 vjeçar, me 20 vjet burg
Diktatori i fundit i famëkeq i Argjentinës, Reynaldo Bignone, u dënua me 20 vjet burg për përfshirjen e tij në Operacionin Condor. Sipas “The Indepedent”, ky operacion ka qenë një komplot midis qeverisë së Amerikës së Jugut për të shtypur lëvizjen marksiste gjatë viteve 1970 dhe 1980.
Më tej në shkrim thuhet se: “Operacioni Condor filloi në vitin 1975 në një takim të shefave të inteligjencës ushtarake nga vendet rivale latine duke përfshirë; Argjentinë, Bolivi, Kilin, Paraguain dhe Uruguain, të cilat ranë dakord të linin mënjanë dallimet e tyre për të luftuar për atë që ata e panë si një kërcënim të majtë për dominimin e tyre të kontinentit”.
Aktivistët e krahut të majtë u zhdukën dhe u vranë në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe ata në Brazil, që më vonë u bashkua me operacion, të quajtur për huta ndaj Amerikës së Jugut. Bignone ishte udhëheqësi i fundit i regjimit ushtarak të Argjentinës, në pushtet që nga viti 1982 deri në vitin 1983.
Gjenerali 88-vjeçar e mori në Buenos Aires të premten, pasi ai dhe 17 oficerë të tjerë ushtarakë u shpallën fajtor në përfundim të një gjyqi trevjeçar. Ai tashmë është duke vuajtur një dënim të përjetshëm, pas dënimit të tij të vitit 2011 për krime kundër njerëzimit.
Gazeta shkruan ndër të tjera se:” Dënimi i mëparshëm ishte i lidhur me të ashtuquajturin “Lufta Dirty” e Argjentinës, ku rreth 30,000 luftëtarëve të krahut të majtë dhe të tjerët u zhdukën nën juntën nga viti 1976 në 1983″. Të tjerë t janë ende në pritje të dënimit. Pesë të tjerë kanë vdekur që nga fillimi i gjyqit në vitin 2013.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

