Dritan Abazoviç drejt postit të Kryeministrit

Në Mal të Zi nga njëra anë vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së pakicës, nga ana tjetër protestat janë bërë të përditshme.

Lideri i lëvizjes URA, Dritan Abazoviç, emër i diskutuar për postin e kryeministrit, thotë se nuk ekziston një listë me anëtarët e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Ai do të dëshironte që Mali i Zi të ketë një qeveri e cila do të ulte polarizimet në shoqërinë malazeze dhe të avanconte në rrugën drejt BE, pavarësisht sa do të zgjaste mandati i saj.

Abazoviçi e pranon se në rrethana të tilla nuk është e lehtë të jesh kryeministër. “Ne”, thotë Abazoviç “duhet të rikthejmë imazhin qytetar, i cili i ka munguar qeverisë së mëparshme. Duhet të kthejmë imazhin e një qeverie evropiane, sekulare, dhe të respektojmë të gjitha bashkësitë fetare”.

SHKARKO APP