FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dritëhijet e një tragjedie

Tragjedia ajrore që i mori jetën një futbollisti premtues dhe u pasurua me kapituj të tërë misteri në kërkimet që pasuan rënien e një avioni, tani merr përmasa të tjera. Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas që po transferohej te Kardif Siti (City) humbi jetën bashkë me pilotin e avionit Pajper, me të cilin udhëtonte mbi kanalin e Lë Manshit, për shkak se të dy u asfiksuan nga monoksidi i karbonit.

Zbulimet e reja të hetuesve britanikë e kanë devijuar totalisht Nështjen. Testet toksikologjike mbi trupin e Emiliano Salës treguan se niveli i monoksidit në gjakun e tij ishte 58% . Mjekët shprehen se gjithçka mbi 50% të monoksidit të karbonit shkakton humbje të ndjenjave, infarkt në zemër apo përgjumje.

Zbulimet e reja ngrenë pikëpyetje të tjera mbi rrëzimin e avionit Pajper në 21 janarin të këtij viti. Piloti Dejv Ajbotson, një inxhinier gazi part time, ishte në drejtimin e mjetit fluturues edhe pse nuk kishte licencë për pasagjerë. Ky detaj dhe të tjera çështje janë mes betejës ligjore të Nant dhe Kardif, dy skuadrat e përfshira në akordin për sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?