Dronët rusë në territorin e NATO-s, Zelensky kritikon vendet europiane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kritikon ashpër reagimin e Evropës ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronët rusë, duke e cilësuar atë si shumë të dobët.

Ai theksoi se mungesa e një përgjigjeje të fortë i inkurajon rusët të vazhdojnë sulmet ndaj vendeve të tjera. ‘‘Reagimi ishte shumë i dobët dhe kjo është arsyeja pse [rusët] vazhdojnë ta bëjnë këtë ndaj vendeve të tjera”,-tha ai.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky bëri një bilanc të punës së delegacionit ukrainas gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti theksoi se qëllimi kryesor i të gjitha takimeve ishte forcimi i pozicionit të Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe mobilizimi i mbështetjes për të arritur paqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?