Droni rrëzohet pranë Aeroportit të Dubait, ja pamjet (VIDEO)

Një dron është rrëzuar këtë mëngjes shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve, njoftuan autoritetet e aeroportit. Momenti i përplasjes është filmuar nga një dëshmitar dhe verifikuar nga BBC, duke treguar dronin që bie afër zonës operative të aeroportit.

Sipas njoftimit zyrtar, operacionet u pezulluan në mëngjes, por më pas rifilluan gradualisht. “Fluturimet po rifillojnë një e nga një, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm,” tha një zyrtar i aeroportit.

Incidenti ka shkaktuar panik mes udhëtarëve, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar nëse droni përbënte rrezik për personat dhe infrastrukturën e aeroportit. Autoritetet nënvizuan se siguria e pasagjerëve dhe stafi mbetet prioritet kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?