“Duhet të bëhet shembull”, senatorët republikanë nxisin Trump-in që të mbajë maskë

Senatorët republikanë janë duke e nxitur presidentin amerikan Donald Trump që të mbajë maskë për të dhënë një lloj shembulli ndërsa rastet me Covid-19 në SHBA vijojnë të rriten.

Të enjten në SHBA u regjistruan të pakën 39,818 raste të reja me koronavirus, bilanci më i lartë ditor i regjistruan në vend që prej fillimit të pandemisë. Më i prekur duket të jetë jugu i vendit teksa shtetet si Teksas, Florida dhe Arizona regjistrojnë shifra të larta të infektuarish dita ditës.

Gjatë gjithë pandemisë, Trump e ka shmangur vënien e maskave për t’u mbrojtur nga Covid-19 pavarësisht rekomandimeve të CDC.

Tashmë edhe senatorët e tij po i sugjerojnë se është koha që presidenti të japë një shembull.

“Do preferoja që ta bënte. E di që nuk do ta bëje. Ti e di që nuk do e bëjë,” tha senatori republikan i Florida-s Marco Rubio.

“Nuk po e justifikoj. Do preferoja që ai të mbante një maskë pasi njerëzit mund të ndjekin shembullin e tij,” shtoi ai më tej.

Rubio tha se maskat duhet të mbahen nga ‘respekti për njerëzit e tjerë’, në mënyrë që asnjë të mos infektohet pa dashje. Por, ai e pranoi se , ‘presidenti padyshim jeton në një flluskë. Është një situatë shumë e ndryshme”.

Po ashtu edhe senatori republikan Rick Scott, inkurajoi gjithashtu vënien e maskave.

“Ne nuk e kemi mundur koronavirusin. Duhet të vendosim maska. Duhet të mbajmë distancën sociale…Shpresoj se të gjithë e marrin seriozisht sepse ne nuk e kemi mundur këtë virus. ”

SHKARKO APP