Durrës, sekuestrohen pajisje përgjimi në një mjet nga Italia, lihen të lirë 3 personat
Policia Kufitare në portin e Durrësit ka bllokuar një automjet që transportonte pajisje të dyshuara si përgjuese. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, mjeti vinte nga Ancona e Italisë dhe në bord ndodheshin tre persona, të cilët u identifikuan si punonjës të Guardia di Finanza.
Pas kontrollit të ushtruar nga autoritetet shqiptare, pajisjet u sekuestruan menjëherë, ndërsa tre individët u kthyen mbrapsht. Mbetet ende e paqartë arsyeja se përse ata nuk u ndaluan për hetime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

