Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

Bota E mërkurë, 20 Janar 2021 15:19
DW: BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden bën sot betimin. Ne ceremoni nuk merr pjesë Presidenti në largim Trump. Yje të muzikës e Hollivudit “festojnë Amerikën”.

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli në Parlamentin Evropian për një pakt të ri themeltar për bashkëpunimin. Ai duhet ta bëjë Evropën dhe SHBA-në më të fortë dhe botën më të mirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 2 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 2 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 4 orësh

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen tha se pas katër vitesh të gjata, Evropa ka një mik në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Uashingtoni dëshiron të kthehet në Marrëveshjen e Klimës në Paris është një pikë e fortë fillestare për partneritetin transatlantik. Por ajo pret që mbështetësit e Presidentit në largim, Donald Trump të vazhdojnë të kenë ndikim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish-ministri i Jashtëm Joschka Fischer nuk pret që SHBA të kthehen në raportet e mëparshme

Joschka Fischer tha në Deutschlandfunk se ai e sheh plot shpresa ceremoninë e marrjes së detyrës nga Joe Biden sot dhe se shumë gjëra do të jenë ndryshe dhe më mirë. Por ai nuk ka iluzione se gjithçka do të jetë siç ishte dikur në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mbetet të shihet nëse dhe çfarë ndryshimesh mund të sjellë presidenca e re.

Samiti i NATO-s, Watford 2019

Nuk duhet harruar se pothuajse gjysma e elektoratit amerikan votuan për Trumpin, theksoi Fischer. Kjo nuk e bën më të lehtë punën për Bidenin dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Harris. Fischer tha se tani e ka radhën qeveria gjermane, që të angazhohet më shumë ushtarakisht dhe për sigurinë e saj – për shembull në Mesdheun lindor. Pa Gjermaninë nuk do të ketë sovranitet evropian. Po të mos arrihet kjo, e gjitha do të ecë drejt një Trumpi të dytë, tha ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Trumpi fal ish-kryestrategun e tij Bannon

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden fillon sot detyrën. Presidenti në largim Trump uroi gjithë të mirat, por pa e përmendur Bidenin. Në ditën e fundit të mandatit të tij, Trump fali ish-kryestrategun e tij, Steve Bannon.

Kjo u njoftua nga Shtëpia e Bardhë në Uashington. Ish-kryestrategun e kishin akuzuar për mashtrim, sepse mendohej se ai kishte devijuar para në lidhje me një fushatë për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, që synoi Trumpi. Bannon i mohon akuzat. Ai dikur ishte një nga personat më të afërt të besuar të Trumpit dhe konsiderohet forca shtytëse e vendimeve të diskutueshme të tilla si ndalimi i hyrjes për qytetarë nga disa vende myslimane. Trumpi e shkarkoi Bannon-in në gusht 2017.

Lady Gaga, Jenifer Lopez dhe Tom Hanks në ceremoni

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të betohet sot në Kapitol në Uashington, ashtu si edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. Ceremonia nis në orën 17.15 të pasdites me orën e Gjermanisë (11.15 me mëngjes lokale), dhe betimi i Bidenit pritet të jetë rreth orës 18.00 pasdite.

Jennifer Lopez

Për shkak të sulmeve të dhunshme ndaj Kapitolit dy javë më parë, ceremonia zhvillohet nën masa të forrta të sigurisë. Presidenti në largim, Trump nuk do të marrë pjesë në të. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në ceremoni nuk do të ketë pjesëmarrje masive.

Ish-Presidentët e SHBA, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në ceremoni.

Përveç ikonës së muzikës pop, Lady Gaga, në ceremoninë për Bidenin do të debutojë edhe këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez. Për ceremoninë e presidentit të zgjedhur të SHBA dhe zëvendëspresidentes së tij Kamala Harris, kanë njoftuar pjesëmarrjen shumë yje të tjerë.

Aktori Tom Hanks do të moderojë gjithashtu një speciale televizive “Celebrating America” (Ne festojmë Amerikën). Katër vjet pas deklaratës së Donald Trumpit për “Bëheni sërish të ndritshme Amerikën”, i takon Presidentit Biden ta realizojë këtë premtim në mënyrën e tij.

/DW

Etiketat e lidhura

Joe Bidenshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 28 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 40 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 55 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.