Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:23 Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit Loris Karius po përjeton një rilindje të vërtetë sportive në futbollin gjerman. Portieri i Schalke 04 po zhvillon një sezon pozitiv, duke u kthyer…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Jo, qeveria gjermane nuk lidh migrantët me vajza gjermane

Bota E hënë, 25 Dhjetor 2023 13:08
DW: Jo, qeveria gjermane nuk lidh migrantët me vajza gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një postim në platformën X me foto të një gjoja takimi të migrantëve me vajza minorene gjermane është bërë viral. Por pamjet e postuara janë të vjetra dhe fotot as nuk janë bërë në Gjermani.

Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuara apo pretendime të gabuara, të njohura si “fake news” – shpesh përdoren foto që janë të vjetra ose që shkëputen nga konteksti. Edhe ky shembull tregon foto që nuk kanë lidhje me pretendimet e përdoruesit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pretendimi: Qeveria gjermane (dhe qeveri të tjera europiane) angazhohen në mënyrë aktive që migrantët e rritur të takohen me vajza të reja gjermane në shkolla për “t’u njohur”.

Postimi i këtij përdoruesi është klikuar mbi 1 milionë herë.

The German government (and other European govts) are actively involved in having grown Migrants connect with young German girls in schools to “get to know each other”.

How stupid are these Germans? Seriously, they import these fake refugees, then they give their daughters to… pic.twitter.com/6BnzkEP22G

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

— Wall Street Silver (@WallStreetSilv) December 20, 2023
DW verifikon faktet: E Gabuar!

Këto foto që ky përdorues ka ndarë në X me këto pretendime as nuk janë aktuale dhe as nuk janë bërë në Gjermani. Ato janë bërë vite më parë dhe e kanë origjinën në Poloni. Kjo verifikohet përmes kërkimit prapakthyes në makikerinë e Google apo Yandex.

Mund t'ju interesojë

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Para 23 minutash
SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 1 ore
Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Para 2 orësh

Ky kërkim me “screenshots” të pamjeve të veçanta nga postimi të çon në raportime të ndryshme më të vjetra apo postime të tjera në mediat sociale, që janë publikuar që para pesë vjetësh. Kështu për shembull në një tweet (i arkivuar) nga viti 2018. Përdoruesi Dariusz Matecki është kryetar i partisë populiste të djathtë, “Polonia sovrane”. Ai shkruan në një artikull për “kampin multikulti indoktrinues në Poloni”. I njëjti kolazh pamjesh shfaqet po ashtu në vitin 2018 në një raportim të publikuar në media në Poloni.

Pamjet nuk kanë lidhje me qeverinë gjermane

Edhe tre pamjet e tjera nga postimi në X vijnë nga një i njëjti vit. Të gjitha pamjet janë publikuar në faqe të ndryshme polake online, që datojnë nga viti 2018. Pamjet origjinale nuk gjenden më në faqet e raportimeve mediatike të dhëna. Ose profilet nuk ekzistojnë më ose fotot nuk janë në profilet përkatëse.

Raportimet dhe hashtage të japin informata se pamjet janë marrë në javën europiane 2018, “Euroweek 2018” në Poloni. Sipas faqes së internetit kjo javë është një program edukativ për nxënës të të gjitha moshave si edhe për të rinj. Në këto seminare të ndryshme synimi është shkëmbimi kulturor. Sipas akuzës të postuara nën pamjet, supozohet, se aty duhet të ketë pasur abuzim seksual me minorenet. Por sipas verifikimeve të Autoritetit Polak të Arsimit, “Kuratorium Oswiaty in Wroclaw” që e ka trajtuar këtë rast në vitin 2018, nuk janë vërtetuar akuzat kundër kujdestarëve vullnetarë të javës europiane. Organizatorët nuk reaguan ndaj një kërkese me shkrim të DW-s në lidhje me pamjet deri në publikimin e artikullit.

Se si janë bërë këto pamje nuk dihet përfundimisht. Ajo që dihet qartë është se pamjet vijnë nga Polonia, nga viti 2018 dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë gjermane. Ministria Federale Gjermane nuk donte të përgjigjej për këtë rast konkret.

Migracioni shpesh në qendër të infomacioneve të falsifikuara

Kriminelë, të dhunshëm, parazitë, kështu paraqiten shpesh migrantët në mediat sociale. Sipas një raporti të Monitoruesit Europian Digjital, European Digital Media Observatory (EDMO) këto narrativa janë më shumë të përhapura në mediat kryesore. Migracioni është një nga temat ku qarkullojnë më shumë lajme të rreme, të gabuara, foto të shkëputura nga konteksti, sipas EDMO.

Pas sulmit rus kundër Ukrainës u rrit numri i informacioneve të falsfikuara për refugjatët ukrainas, por edhe për ata që vinin nga Mesdheu. Qëllimi i këtyre informacionene është denigrimi i refugjatëve. Për të verifikuar pamje të falsifikuara apo deklarata të rreme mund të bëhet një kërkim i thjeshtë për origjinën e tyre në makineritë e kërkimit. Me këtë metodë merret të paktën një e dhënë, nëse është një pamje e falsifikuar. E kush është akoma i pasigurtë, mund të përdorë burime të tjera të besueshme./ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 1 minute

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 23 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 23 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 25 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.