Dy ditë para zgjedhjeve/ Sondazhi i Fox News: Ja kush i fiton presidencialet e 3 Nëntorit

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden janë përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale.

Dy kundërshtarët, po ashtu po mbështeten në fushatat e tyre nga figura të profilit të lartë, në përpjekjet për të ofruar argumentet përmbyllëse të fushatës dhe për të nxitur amerikanët të votojnë.

Presidenti Trump do të shkojë të dielën në pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinën e Veriut, Florida dhe Xhorxhia. Ish-nënpresidenti Joe Biden do të bëjë fushatë në shtetin e tij të vendlindjes, Pensilvani.

Por ndërkohë, televizioni amerikan Fox News ka publikuar edhe një sondazh, që ka të dhëna shumë interesante.

Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Ndërsa në lidhje me koronavirusin, 51% e përsonave mendojnë së është jashtë kontrollit.

Gjithashtu, 56% e amerikanëve mendojnë se Biden është një njëri më i besueshëm dhe më i ndershëm sesa Trump.

Ata gjithashtu tregojnë se kanditati demokrat është më pak i korruptuar sesa Donald Trump.

Vetëm 47% e 1,246 personave që morën pjesë në sondazh mendojnë se Trump do të vazhdojë të mbajë postin e tij si president.

SONDAZHI

SHKARKO APP