Dy persona humbën jetën pasi morën vaksinën e “AstraZeneca”, nisin hetimet

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë nisur hetimet pas vdekjes së dy qytetarëve, të cilët ndërruan jetë pasi morën dozën e vaksinës anti-Covid, prodhuar nga AstraZeneca.

Viktimat janë të moshës 50 dhe 63-vjeç, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve nuk i lidhi vdekjet me vaksinën që ata kishin marrë, megjithatë bëri të ditur se për këto dy raste kishin nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeong Eun-kyeong, drejtori i agjencisë, tha se njëri nga viktimat kishte pasur temperaturë të lartë pasi kishte marrë vaksinën. Ai ndërroi jetë për shkak të pneumonisë, ndërsa personi i dytë pësoi atak kardiak. Një zëdhënës i AstraZeneca-s në Seul tha se kompania nuk kishte asnjë koment mbi këto dy raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë bërë të ditur se 207 persona kishin shfaqur efekte anësore pasi kishin marrë vaksinën, përfshi edhe 3 raste të rënda me anafilaksi.

Koreja e Jugut filloi vaksinimin e popullsisë së saj javën e kaluar. Deri të martën në mesnatë, 85904 persona kishin marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërsa 1524 të tjerë morën vaksinën Pfizer.

Nga nisja e pandemisë, shteti aziatik, me mbi 51 milionë banorë, regjistron 90,816 të infektuar dhe 1,612 viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?