Dy shpërthime dëgjohen pranë një spitali në Kabul

Dy shpërthime janë dëgjuar në një spital ushtarak në Kabul. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan.

“Një shpërthim ndodhi në derën e spitalit ushtarak Sardar Mohammad Daud Khan. Forcat speciale kanë arritur në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka shkaktuar dëme, detajet do të ndahen më vonë,” shkroi në postim zëdhënësi Qari Saeed Khosty.

Nuk dihet ende nëse si pasojë e shpërthimit ka viktima apo jo.

 

SHKARKO APP