Dy viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali, por shtohen rastet

Shtohet numri i rasteve me koronavirus në Itali, por bien ndjeshëm bilanci i viktimave. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj kanë informuar që në 24 orë te fundit, në më shumë se 37 mijë teste, janë verifikuar 463 pozitive ndaj COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 347.

Ulje e ndjeshme vjen nga viktimat, që sot janë 2, kundër 13 të ditës së djeshme. Autoritetet bëjnë të ditur që është kaluar tashmë pragu i 7 milionë testeve nga fillimi pandemisë, që ka regjistruar në atë vend më shumë se 250 mijë raste dhe 35 mijë të vdekur nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?