FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy vite pas Charlie Hebdo, Europa ende nën kërcënimin e terrorizmit

Një ditë më parë, Franca përkujtoi 2-vjetorin e masakrës ndaj të përjavshmes satirike, ku 12 persona humbën jetën. Sulmi i kryer nga dy vëllezërit që pretendonin se vepronin në emër të al-Qaedas, ishte i pari i një serie sulmesh terroriste që kanë tronditur Francën – dhe publiku është gjithnjë e më i shqetësuar mbi sigurinë e vendit, sidomos para zgjedhjeve presidenciale të prillit. Shumica e njerëzve nuk janë optimistë dhe i tremben faktit se terrorizmi do të vijojë edhe për një kohë të gjatë.

Vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës që kur anëtarë të Shtetit Islamik vranë 130 persona në një seri sulmesh në Paris, në nëntor 2015, dhe shumë nga liritë civile tashmë janë kufizuar, në përpjekje për të parandaluar akte të ngjashme. Kjo politikë e shtuar e sigurisë lidhet mbi të gjitha me Manuel Valls – i cili hoqi dorë nga posti i kryeministrit në nëntor, për të garuar për presidencën. Dhe teksa francezët bëhen gati të zgjedhin presidentin e ri, më shumë se 2/3 e votuesve thonë se ata nuk kanë besim se qeveria aktuale do ta mbajë vendin të sigurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?