Berisha: Mediat rumune zbulojnë se Vlora Hyseni u trajnua nga famozi Coldea

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një artikull të medias rumune ”Romaniatv.net”,  që ngre pretendime për lidhjen profesionale mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-gjeneralit rumun Florian Coldea. Në artikull pretendohet se Hyseni është trajnuar nga Coldea gjatë periudhës kur ai shërbente si këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka sjellë këtë raportim në vëmendje të opinionit publik, duke e lidhur çështjen e Hysenit me rolin e Coldeas pranë qeverisë shqiptare.

”Çështja Vlora Hyseni rikthen në qendër të vëmendjes Florian Coldean dhe rolin e tij të pretenduar në strukturat shqiptare të sigurisë. Hyseni, ish-drejtuese e SHISH-it, është pezulluar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpie nga SPAK, nën dyshime për zbulim informacioni konfidencial dhe favorizim të një personi të kërkuar. Në këtë kontekst janë rikthyer raportimet për lidhjet profesionale të Hysenit me Florian Coldean, ish-numrin dy të SRI-së, në periudhën kur ai ishte këshilltar i Edi Ramës.

Sipas raportimeve mediatike, Coldea e kishte trajnuar Hysenin dhe mund të kishte pasur rol në hartimin e mënyrës së funksionimit të SHISH-it pas emërimit të saj. Këto pretendime për rolin konkret të Coldeas nuk janë konfirmuar publikisht nga SPAK dhe duhen ndarë nga faktet e hetimit ndaj Hysenit. Rasti pritet të hedhë më shumë dritë edhe mbi marrëdhëniet dhe ndikimin e pretenduar të Coldeas në aparatin shqiptar të sigurisë”,-shkruan media rumune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Florian Coldean?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë zëvendësdrejtor i parë i SRI-së, Shërbimit Informativ Rumun, dhe për një periudhë të shkurtër në vitin 2006 ka drejtuar përkohësisht institucionin. Në Shqipëri, emri i tij u bë veçanërisht i njohur në vitin 2024, kur u raportua se kishte shërbyer si këshilltar i jashtëm i Edi Ramës. Në Rumani u ngritën akuza dhe në korrik 2025 u dërgua në gjykim, sipas raportimeve të mediave rumune, për akuza që përfshijnë grup kriminal të organizuar, trafik influence, ushtrim të paligjshëm të një profesioni dhe pastrim parash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 424 (9.8%)
Jo 3899 (90.2%)

Vota totale: 4323