Dyshime për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shoferi i furgonit që transportoi gruan e infektuar nga Italia ka simptoma

Një rast i dytë me koronavirus mund të konfirmohet në Maqedoninë e Veriut dhe ka lidhje me rastin e parë të shfaqur. Mediat maqedonase raportojnë se shoferi i furgonit i cili transportoi gruan e cila kishte qëndruar në Itali dhe më pas rezultoi me koronavirus ka simptoma.

Deri tani kanë qëndruar 11 personat që ishin në furgon me 50- vjeçaren si dhe disa familjarë të saj por autoritetet dyshojnë tek shoferi i furgonit dhe e kanë shtruar menjëherë në spitalin e Strumicës.

Ndërkaq 50- vjeçarja e cila kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt nga Italia dhe u konfirmua me koronavirus është e izoluar dhe në gjendje stabile.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?