E ardhmja e gazetave në udhëkryq, mbyllet “The Indipendent”

Evgeny Lebedev ka konfirmuar se “The Independent” dhe “ The Independent on Synday” do të pushojë shtypjen. Botimet e fundit do të publikohen në fund të marsit. Mësohet se 150 punonjës me kohë të plotë të gazetës do të humbasin punën e tyre.  Numri i fundit i “The Independent” do të publikohet më 26 mars dhe numri i fundit i speciales “Independent on Synday” do të dal të dielën më 20 mars.
Amol Rajan, redaktor i gazetës do të marr rolin e editorit të gazetës në versionin online.
Në një takim të stafit, i cili nuk u ndoq nga Lebedev, por u ndoq nga bashkëthemeluesi Andreas Whittam Smith, Rajan tha se kjo ishte një “ditë e dhimbshme”, por gazeta nuk ishte më ekonomikisht e qëndrueshme për të mbajtur drejtimin e synuar.
Gazeta “The Independent” nuk  ka qenë kurrë më e dashur apo e respektuar, por shpenzimet nuk janë të qëndrueshme,” mësohet të ketë thënë ai. Por “The Independent” do tu provojë kritikëve se ajo do të ecë sërish përpara. Lebedev po e mbyll gazetën pas 30 vitesh në treg, për të përqafuar tranzicionin e guximshëm dixhital.
“Industria e gazetave po ndryshon, dhe  ndryshimi është duke u nxitur nga vetë lexuesit”, tha Lebedev. “Ata po na tregojnë se e ardhmja është dixhitale. Ky vendim ruan emrin e markës tonë dhe na lejon të vazhdojmë të investojë në përmbajtjen editoriale të cilësisë së lartë që është duke tërhequr gjithnjë e më shumë lexues në platformat tona online.”, ka thënë ai.
Lebedev tha se familja e tij ka investuar shumë nga pasuritë e saj në mediat britanike,  edhe më shumë se 100 milion dollarë deri në fund të shtatorit 2014 dhe se tranzicioni dixhital do të siguronte të ardhmen.
“The Independent” ka qenë gjithmonë një gazetë pioniere me një histori të inovacionit”, tha ai.
“Ajo ka një trashëgimi krenare dhe mban vendin e parë për cilësinë në mediat britanike. Familja ime e ka blerë dhe ka investuar shumë në “The Independent”, sepse ne besojmë në gazetari me cilësi të klasit botëror, dhe ky veprim siguron të ardhmen e këtyre vlerave jetike të rëndësishme editoriale.”, tregon Lebedev.
Botuesi ka thënë se uebsajti zyrtar i gazetës ka 58 milionë lexues mujorë, tashmë është fitimprurës dhe pritet që të ardhurat gjatë këtij vitit të rriten me 50%.

Burimi: The Independent. Përshtati: Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?