E arta Majlinda Kelmendi: Karrierën e mbylla në mënyrën më të keqe

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka folur për garën e fundit të karrierës së saj si xhudiste. Ajo tha se karrierën në aspektin sportive e ka mbyllur në mënyrën më të keqe, e që thotë, se nuk e ka merituar të ndodhte kështu.

Xhudistja e artë që u nderua me urdhrin ”Shote Galica”, tha se në vitin e fundit nuk është ndjerë mirë dhe për shkak të lëndimeve ka qenë e lodhur fizikisht dhe psiqikisht, gjë që kanë ndikuar në paraqitjen e saj në lojërat olimpike në Tokio.

”Ka kohë që e kom mendu. Viti i fundit ka qenë i vështirë për mu. Në janar të këtij viti, i kam thënë Tonit që s’po du me garu mo, s’po ndihna mirë. Arsyeja kryesore kanë qenë lëndimet. Jam lodh shumë fizikisht dhe psiqikisht. Unë e kom ditë që lojërat olimpike në Tokio kanë me qenë gara jem e fundit dhe qashtu ka ndodhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?