E frikshme, a po tregëton Kina mish njeriu?

Lajmi i frikshëm se në Kinë, përpunohet mishi i njerëve të vdekur e që është për konusmatorët Afrikanë, ka shokuar çdo person. Për këtë qeveria Kineze nëpërmjet një deklaratë ka hedhur poshtë raportet, ku thuhet se ekziston mundësia e paketimit të mishit të njeriut, e që dërgohet në dyqanet ushqimore afrikane.

Qeveria u detyrua të përgjigjet pas disa publikime afrikane, të postuara në Facebook, nga përdoruesja Barbara Akosua Aboagye, e cila denonconte rastin.

Afrika e Jugut ka shkuar aq larg sa ka spekuluar se prapa eksportimit të mishit të njeriut është për shkak të mbipopullimit të Kinës, duke sugjeruar se vendi nuk është në gjendje për të gjetur hapësirë për të varrosur të vdekurit e saj.

Ambasadori kinez në Zambia Yang Youming nëpërmjet  një deklaratë ka  thënë se: “Është krejtësisht një shpifje me qëllim të keq dhe shpifje e cila është absolutisht e papranueshme për ne. Ne, nëpërmjet kësaj shprehim zemërimin tonë të madh dhe dënojmë fortë mbi një akt të tillë”.

Zyrtarët janë të shqetësuar se thashethemet, të tilla si ato në lidhje me eksportimin e mishit të njeriut, do të llojit më tej marrëdhëniet midis vendasve dhe bizneseve kineze.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP