E frikshme – NATO, 500 ndërhyrje kibernetike në muaj gjatë 2016
Numri i sulmeve kibernetike ndaj NATO-s është rritur me 60 përqind gjatë viti 2016 krahasuar me 2015.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i aleancës Jens Stoltenberg gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Die Welt.
Sipas tij, mesatarisht, strukturat e NATo-s kanë pësuar 500 sulme kibernetike në muaj dhe shumica prej tyre ishin të mbështetura nga vende armike ose jashtë aleancës.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë zhvillim dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet në këtë fushë,” tha ai, duke nënvizuar se mbrojtja kibernetike do të jetë temë kryesore në samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel gjatë këtij viti.
Sulmet kompjuterike mund të dëmtojnë forcat e armatosura të NATO, tha Stoltenberg,kurse ato të mëdhatë mund të shkaktojnë klauzolë të mbrojtjes sipas nenit 5.
Të gjitha operacionet ushtarake janë të bazuara në transmetimin e të dhenave dhe nëse kjo nuk funksionon, demi mund të jetë shumë i madh, paralajmeroi ai.
Stoltenberg tha se NATO ka paraqitur kërkesa për informacion nga qeveritë përkatëse në lidhje me përpjekjet e mundshme për të depërtuar rrjetet para dhe gjatë fushatave zgjedhore kombëtare.
Aleanca ka formuar ekipe të veçanta për të ndihmuar autoritetet të mbrojnë sistemet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

