E kishin kthyer shtëpinë në pazar kokaine, arrestohen dhe më pas dëbohen dy shqiptarët
Dy shqiptarë, të moshës 22 dhe 25 vjeç, inicialet e të cilëve janë M. L. dhe A. A., u arrestuan nga policët në Parma pas denoncimeve të njëpasnjëshme të fqinjve, të cilët shihnin shumë persona të hynin e të dilnin nga banesa e tyre.
Policët nisën menjëherë hetimet duke vendosur shërbime vëzhgimi për të mësuar aktivitetin e shqiptarëve, ndërsa sipas agjentëve të anti-drogës, dy shqiptarët kishin edhe një apartament të dytë në dispozicion ku thërrisnin përmes telefonatave shihni lëndë narkotike, citojnë mediat lokale, raporton Ora News.
Pas urdhërit të prokurorit, policia ndërhyri duke gjetur në shtëpinë e parë kokainë me peshë 31 gramë dhe 16 doza nga 16 gramë secila të paketuara me celefan të mbyllur në nxhehtësi.
Gjithashtu, policia sekuestroi edhe material të tjera paketimi dhe prerjeje dhe 2 mijë euro cash.
Ndërsa në shtëpinë e dytë u gjet një material tjetër për paketimin e dozave.
Të dy shqiptarët pranuan përgjegjësitë e tyre dhe u arrestuan duke u dërguar në burgun e Via Burla.
Sot u dha urdhëri i dëbimit për ta dhe të dy u shoqëruan në kufi, shkruan Ora News.