Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“E marra, tha gjëra të tmerrshme”! “Shpërthen” Donald Trump: Po përhapen lajme të rreme për koronavirusin!

Bota E hënë, 3 Gusht 2020 22:52
“E marra, tha gjëra të tmerrshme”! “Shpërthen” Donald Trump: Po përhapen lajme të rreme për koronavirusin!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshilltareve kryesore të grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia, pas një komenti televiziv të saj se infeksionet e reja me koronavirus janë “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale dhe në qytetet e mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virusi. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 8 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 9 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 11 orësh

Rreth së njëjtën kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjën Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19. Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetës “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata Trump ndodhet në “duar të tmerrshme” pjesërisht për shkak të zonjës Birx. Zonja Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një postim në twitter Presidenti Trump shkruante se “E marra Nancy Pelosi tha gjëra të tmerrshme lidhur me Dr. Deborah Birx, duke iu vënë pas për shkak se ajo ishte shumë pozitive mbi punën shumë të mirë që po bëjmë për të luftuar virusin kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancy-n, Deborah ra pre e provokimit dhe na goditi. Patetike!”

Në një tjetër twitter zoti Trump shkruante se: “me përjashtim të Nju Jorkut dhe disa zonave, kemi bërë përparim më shumë se shumica e vendeve të tjera në trajtimin e virusit kinez. Shumë nga këto vende tashmë po përballen me valë të dytë të madhe. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit për të bërë që SHBA dhe unë të dukemi sa më keq sa të jetë e mundur!”.

Zoti Trump paraqet një qasje më të favorshme mbi mënyrën sesi SHBA po lufton kundër virusit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 3 nëntorit kundër një kundërshtari demokrat, ish-Nënpresidentit Joe Biden, i cili me javë të tëra ka udhëhequr sondazhet në nivel kombëtar.

Zoti Trump ka thënë se ai është “një president për kohë lufte” nisur nga përpjekjet e tij kundër pandemisë së koronavirusit, por zoti Biden e ka kritikuar zotin Trump duke thënë se ai ka e braktisur fushëbetejën kundër sëmundjes.

Një tjetër ekspert i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë është shprehur me shqetësim lidhur me situatën.

Admiral Brett Giroir, zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe shmangies së turmave gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC.

SHBA ka regjistruar afro 155 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit dhe më shumë se 4.6 milionë infeksione, të dyja këto shifrat më të larta në nivel botëror.

Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë. Në një postim në twitter të dielën zoti Trump shkruante se eksperti i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci gaboi kur tha javën e kaluar se suksesi i Evropës në luftën kundër virusit qëndron në faktin se mbylli dy herë më shumë biznese sesa SHBA./VOA

Etiketat e lidhura

Donald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.