E mbijetuara e Aushvicit, Papa bën veprimin e pazakontë. I puth tatuazhin në krah (FOTO)

Ndonëse ka petkun e madh, Papa Françesku ka treguar gjithmonë se është shumë afër historive njerëzore. Këtë herë ai u fotografua ndërsa puthte tatuazhin në krahun e gruaje, i cili përfaqësonte numrin që ajo kishte në kampin famëkeq të Aushvicit.

80-vjeçarja Lidia Maksymowicz iu ka mbijetuar eksperimenteve në Aushvic që kryheshin nga doktori nazist Josef Mengele, i njohur ndryshe me nofkën “Engjëlli i Vdekjes”.

Ajo i’u prezantua Atit të Shenjtë nga një prift polak, që tregoi dhe historinë e dhimbshme të të mbijetuarës. Më pas ajo ngriti mëngën për t’i treguar Papës numrin e stampuar në trup nga nazistët, të cilin kreu i Kishës Katolike e puthi, për t’i dhuruar 80-vjeçares më pas dhe një përqafim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?