FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme çfarë mase merr Serbia për të luftuar koronavirusin

Serbia ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Autoritetet kanë vendosur orë policore nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

“Në Serbi, është e ndaluar lëvizja e të moshuarve gjatë ditës, ndërsa në orët e natës janë të ndaluar të gjithë qytetarët, përveç autoriteteve kompetente përgjegjëse të grupit të punës dhe qytetarët që punojnë në ndërrimin e tretë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Që nga nesër në mëngjes në orën 10, janë absolutisht të ndaluara lëvizjet e njerëzve mbi 65 vjeç në zona urbane, dhe në qytete më të vogla, zona rurale, është e ndaluar të lëvizësh nëse keni mi 70 vjeç. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe unë u kërkoj pleqve tanë ta kuptojnë këtë”, tha Vuçiç

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti serb theksoi se të gjitha vendkalimet kufitare, qendrat e migrantëve dhe spitalet do të jenë nën kontrollin e Forcave të Armatosura serbe, të cilat, siç theksoi Vuçiç, do të jenë të armatosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiç tha gjithashtu se dënimet për ata që nuk respektojnë izolimin “do të jenë shumë, shumë të ashpra”./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?