E premte ”e zezë”, 86 persona humbën jetën në një ditë

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik në të gjithë botën. Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, 27 vende janë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Vetëm në një ditë, në Kinë kanë humbur jetën 86 persona duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 720 njerëz. Mësohet se virusi ka infektuar më shumë 34.400 njerëz në 27 vende. Ndërkohë mijëra njerëz të cilët janë vendosur në karantinë.

Për të përballuar fluksin e madh të të infektuarve, autoritetet kineze përfunduan ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan javën e kaluar, ndërsa një i dytë duhet të hapet në ditët në vijim.

Në pjesën tjetër të botës, virusi ka infektuar deri tani 320 persona në 27 shtete, me dy viktima të shënuara, një shtetas kinez në Filipine, dhe një 39-vjeçar në Hong Kong. Rastet më të fundit të personave të infektuar janë konfirmuar të shtunën në Malajzi, Tajvan dhe Japoni.

SHKARKO APP