E pushuan nga OpenAl vetëm disa ditë më parë; Altman rikthehet si shef i kompanisë
Vetëm disa ditë pasi e pushuan, bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman ka konfirmuar rikthimin e tij si shef i kompanisë.
Komapnia ka shpjeguar se marrëveshja “në parim” përfshin emërimin e anëtarëve të rinj të bordit”.
Shkarkimi i Altman të premten habiti vëzhguesit e industrisë dhe bëri që stafi të kërcënonte me dorëheqje masive nëse ai nuk rivendosej.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI,” tha Altman në platformën e tijë sociale X.
“Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku” ka vijuar Altman më tej.
Javën e kaluar, bordi vendosi të largojë zotin Altman, gjë që çoi në dorëheqjen e bashkëthemeluesit Greg Brockman, duke e çuar kompaninë gjigante të inteligjencës artificialenë kaos.
Vendimi u mor nga tre anëtarët e bordit jo-punonjës, Adam D’Angelo, Tasha McCauley dhe Helen Toner, dhe një bashkëthemelues i tretë dhe shkencëtari kryesor i firmës Ilya Sutskever.