E pyeti për Epstein, Trump sulmon gazetaren e CNN: Je shumë e keqe

Presidenti i Amerikës, Donald Trump u përfshi në një debat të fortë me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins. Kjo ndodhi pasi ajo e pyeti lidhur me dosjet e çështjes Jeffrey Epstein dhe lidhjet e supozuara të tij me disa aleatë të presidentit, përfshirë Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

Trump reagoi me bezdi ndaj këmbënguljes së Collins dhe e quajti gazetaren “të keqe” duke e kritikuar për mungesë buzëqeshjeje dhe duke thënë: “E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.”

Gazetarja Collins vazhdoi të insistonte duke pyetur për viktimat e Epstein dhe mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar dokumentet, duke theksuar se shumë gra të abuzuara janë të pakënaqura me procesin. Presidenti Trump u përpoq të mbyllte diskutimin, duke deklaruar: “Mendoj se është vërtet koha që të vazhdojmë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump gjithashtu kritikoi CNN-in si një organizatë “shumë e pandershme”, duke i sugjeruar gazetares të turpërohej për pyetjet e saj, ndërsa Collins u përpoq të mbante fokusin tek viktimat dhe drejtësia për to.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?