E quajtur tokë e premtuar për shqiptarët, por doktorët dalin në grevë për pagat
Gjermania është një tokë e premtuar për mijëra mjekë shqiptarë, por doktorët atje kanë dolë në rrugë për t’u ankuar në lidhje me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta.
Protesta e tyre u fokusua përpara ndërtesës së Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin, ku mjekët e pranishëm ngritën zërin e tyre për më shumë mbështetje financiare.
Nën moton “Kriza e Klinikës”, në këtë grevë mbarëkombëtare morën pjesë rreth 20 shoqata mjekësh, organizata të sigurimeve shëndetësore dhe një mori farmacish.
Organizatorët thanë se kostot në rritje të energjisë, përpjekjet e dështuara të digjitalizimit dhe mungesa e profesionistëve i ka vënë klinikat në kufijtë e mbijetesës.