E rëndë, djali vret veten se i mungonte e motra

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin anglez, Manchester.  21 vjeçari, Dyllon Beadle i ka dhënë fund jetës vetëm një vit pasi motra e tij, Quinn Beadle u vetëvra.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, duke tronditur familjen Beadle, aq më tepër nënën e tij. Tracey Beadle, 39 vjeçe pohon se vuan nga zemra dhe vdekja e dy fëmijëve të saj e ka përkeqësuar akoma dhe më shumë gjendjen shëndetësore të saj.

Për mediat britanike ajo ka zbuluar se 21 vjeçari ndihej i humbur pas vdekjes së së motrës, 17 vjeçare mëngjesin e 9 dhjetorit të vitit të shkuar.

“Ai ishte përhumbur nga vdekja e saj dhe nuk mund të jetonte pa të. Ata janë përsëri dhe ky është një ngushëllim. Natën para vdekjes së Dyllonit, bashkëmoshatarët e tij thanë se kishin vallëzuar të gjithë dhe se nuk ishin kthyer në shtëpi para mesnatës.

“E dija gjithmonë që Dyllon do ta bënte këtë sepse besoja që ai nuk mund të duronte të ishte pa të, por shpresoja që ai të mund ta shtynte sa më gjatë këtë vendim. Kjo botë është një vend i errët pa ta. Zemrat tona janë thyer,” thotë mamaja e fëmijëve për “Mirror”.

Kjo është pista e parë në të cilën policia britanike ka bazuar hetimet, ndërsa nuk përjashtohet një konflik i çastit gjatë asaj mbrëmje të zhurmët për Dyllon dhe të dhimbshme për mamanë e tij.

SHKARKO APP