E rëndë në Itali, gruaja vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet. Zbulohet telefonata që i ka bërë të shoqit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat e huaja shkruajnë, se një grua 41-vjeçare, ka vrarë vajzën e saj 2 vjeçe në një provincë në afërsi të Milanos. Raportohet se gruaja ka telefonuar bashkëshortin dhe babanë e vajzës për t’i thënë se ajo nuk ekziston më.
Pas kësaj telefonate, burri kishte telefonuar menjëherë policinë. Siç bëhet e ditur më tej, karabinierët e Abbiategrasso gjetën trupin e vajzës së vogël në një apartament në via Mameli, ndërsa pranë saj ndodhej dhe nëna pa ndjenja.
Gruaja e quajtur Patrizia Coluzzi, është dërguar me urgjencë në spital. Në krahët e saj ajo kishte disa plagë sipërfaqësore, një shenjë kjo sipas hetuesve të një përpjekje për vetëvrasje.
Sidoqoftë bëhet e ditur sa ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.